Zogaj njofton ndërtimin e parkut të madh në lagjen “Kalabria”, një hapësirë e re për rekreacion dhe argëtim
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar sot nisjen e punimeve për ndërtimin e parkut të madh në lagjen “Kalabria”.
“Ky park do të shërbejë si një hapësirë e gjelbër dhe relaksuese për të gjithë banorët e zonës, duke përfshirë një kënd lojërash për fëmijët dhe një skate-park për të rinjtë”, ka shkruar ai.
Zogaj tha se, projekti ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë mundësi të reja për rekreacion dhe argëtim.
Kjo iniciativë, sipas tij, është një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Prishtinës. /Kosova.info/
