Zgjerohet shtrati i lumit Tërstena në Vushtrri për të evituar vërshimet

Komuna e Vushtrrisë ka nisur zgjerimin e shtratit të lumit Tërstena.

“Ura e lumit Tërstena në afërsi të Muzeut në vazhdimësi ka qenë pikë kritike për vërshim të qytetit, andaj për të parandaluar një situatë të tillë sot kanë filluar punimet për zgjerimin e shtratit të lumit Tërstena”, ka njoftuar kryetari Ferit Idrizi.

Ai ka thënë se për të minimizuar mundësinë e vërshimeve, po punohet drejt pastrimit dhe zgjerimit të shtretërve. /Kosova.info/


Go to TOP