Zeqiri: Shpërthimi në Zubin Potok ka dëmtuar infrastrukturën jetike

Kryetar i Zubin Potokut, Izmi Zeqiri, ka njoftuar se ka vizituar vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur shpërthimi, për çka tha se ka dëmtuar infrastrukturën jetike të vendit, siç është sistemi i ujitjes Ibër-Lepenc, e cila furnizon me ujë të pijes qytetarët e Mitrovicës, si dhe industritë kryesore të vendit.

“Është një sulm në infrastrukturë jetike të Kosovës”, tha Zeqiri, teksa dënoi ashpër këtë akt, si dhe aktet tjera që ka ndodhur në komunat veriore te vendit.

Ai në magazinën informative “Lajmet e fundit”, në RTK, njoftoi se kishte vizituar vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar familjen, e cila ishte rrezikuar nga ai shpërthim, me ç’rast rrjedha e ujit të kanalit kishte vërshuar shtëpinë ku ata banonin. “Ata ishin banorë serbe dhe jeta e tyre nuk është rrezikuar, por ka dëme materiale”, tha më tej Zeqiri.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë ekipet e Policisë së Kosovës, të KEK-ut, të zjarrfikësve, të kërkim shpëtimit, etj. Për të cilat tha se do të dalin me komunikata për të njoftuar për situatën dhe se deri kur dom të mund të sanohet gjendja e krijuar në terren.

Zeqiri këtë ngjarje e vlerësoi si një akt terrorist, i shkaktuar me metoda diversante.

“Këto akte mund të jenë bërë nga grupe të dirigjuara nga Serbia, me pasoja të rënda për qytetarët e vendit, sidomos me furnizim me ujë të pijshëm, por edhe me furnizim të industrisë. Por presim organet e sigurisë ta vlerësojnë situatën”, tha Zeqiri, teksa shtoi një sulm të tillë nuk ka pasur as gjatë kohës së luftës.

“Ka masa të shtuar organeve të sigurisë, si të Policisë së Kosovës, ashtu edhe të KFOR-it”, por, shtoi ai, situata është nën kontroll.

Go to TOP