Zelensky: 30% e termocentraleve të Ukrainës u shkatërruan në pak më shumë se një javë

30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar që nga 10 tetori, sipas presidentit të vendit Volodymyr Zelensky, shkruan CNN.

“Një lloj tjetër sulmesh terroriste ruse: synimi i energjisë dhe infrastrukturës kritike. Që nga 10 tetori, 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin. Nuk ka vend për negociata me regjimin e Putinit”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Njoftimi i Zelensky vjen në vazhdën e sulmeve të fundit të Rusisë në infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë.

Zonat në të paktën tre qytete të Ukrainës janë goditur me ndërprerje të energjisë pas sulmeve të Rusisë në infrastrukturën kryesore të martën, sipas autoriteteve lokale.

Thuhet se plani i Putin është pas të lërë në terr të plotë Ukrainën. Së fundmi janë intesifikuar edhe sulmet raketore. Ky përshkallëzim nga ana e Kremlinit vjen pas kundërofensivës së sukesshme të Ukrainës.

Go to TOP