Zabërgja: Bllokada po kushton për të gjithë Prishtinën, politika duhet të bëjë kompromis për qytetarin
Endrit Zabërgja nga Nisma tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës se situata e krijuar po i godet të gjithë. Ai theksoi se bllokada po u kushton qytetarëve, punëtorëve dhe vet funksionimit të kryeqytetit.
Sipas tij, kjo gjendje duhet të jetë mësim për të gjithë spektrin politik.
“Kjo bllokadë po kushton për qytetarët, për punëtorët, për gjithë Prishtinën. Uroj që ky mandat të na mësojë se politika të detyron të bësh kompromis për qytetarin,” tha Zabërgja./Kosova.info/
