Retkoceri: Bllokada po e rëndon jetën e qytetarëve, PDK gati të ndihmojë për zgjidhje
Leutrim Retkoceri nga PDK tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës se bllokada institucionale po e vështirëson jetesën e qytetarëve dhe po e dëmton funksionimin e ndërmarrjeve të kryeqytetit.
Ai theksoi se grupi i PDK-së për mandatin 2021–2025 është i gatshëm të kontribuojë për tejkalimin e situatës dhe për sigurinë e pagave të punëtorëve të ndërmarrjeve publike.
“Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë. Duhet të sigurohen pagat dhe të rikthehet funksionaliteti,” u shpreh Retkoceri.
Ai kërkoi vendime të shpejta që e zbusin barrën për qytetarët dhe punëtorët./Kosova.info/
