Ymeri: Rryma më e lirë në veri, qytetarët tjerë paguajnë edhe për ta

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar dallimet në çmimin e energjisë elektrike mes komunave veriore dhe pjesës tjetër të Kosovës. Sipas saj, në komunat veriore, ku operon ElektroSeveri, tarifa e rrymës është deri në 18.3% më e lirë krahasuar me zonat me shumicë shqiptare.

Ymeri thekson se çdo faturë e energjisë elektrike për qytetarët në pjesët tjera të vendit do të ishte më e ulët nëse do të aplikohej i njëjti tarifim si në Mitrovicën Veriore dhe komunat tjera veriore.

Ajo shton se, përveç kësaj, qytetarët e Kosovës po mbulojnë edhe shpenzimet operative të KEDS-it për furnizimin me energji në veri duke e cilësuar këtë si padrejtësi të theksuar ekonomike brenda vendit. /Kosova.info/


Go to TOP