Digjitalizimi i pronësisë intelektuale: markatregtare.com sjell AI në menaxhimin e markave në Kosovë

Prishtinë, të enjten më 23 prill 2026, firma ligjore RAMAJ & Associates dhe kompania legal-tech letrat.al, lansuan zyrtarisht mbrëmë platformën markatregtare.com, e cila prezantohet si platforma e parë në Kosovë që ofron menaxhim të markave tregtare me mbështetje të inteligjencës artificiale.

Lansimi u bë në kuadër të Brand & IP Forum 2026, të mbajtur në Barabar Centre në Prishtinë, me pjesëmarrje të liderëve të biznesit, përfaqësuesve institucionalë dhe profesionistëve të pronësisë intelektuale.

Paneli i forumit, i moderuar nga Adelina Palushi, u përbë nga Avdi Krasniqi nga Agjencia për Pronësi Industriale e Kosovës, Fisnik Ismaili nga Karrota, Florin Lata nga Vokshi & Lata dhe Arian Ramaj nga Elektrostublla.

Sipas themeluesit Kristijan Ramaj, platforma synon të zgjidhë një problem të kahershëm në treg. Mungesa e mjeteve dixhitale për verifikimin dhe mbrojtjen e markave tregtare. Deri tani, një kërkim manual në regjistrat e Agjencis për Pronësi Industriale në Kosovë dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Pronë Industriale (EUIPO) dhe Eidgenössische Institut für Geistiges Eigentum – IGE (Instituti Federal Zviceran i Pronësisë Intelektuale) zgjaste 2 deri 14 ditë pune dhe ishte i kushtueshëm.

Problemi tjetër ishte se kërkimi ishte subjektiv, pra varej nga shkathtësitë hulumtuese të personit që bënte kërkimin. Platforma markatregtare.com komunikon me të gjithë regjistrat e përmendur, jep rezultate në sekonda dhe është falas.

Markatregtare.com krahas kërkimit me Inteligjencë Artificiale në regjistrat e API, EUIPO dhe SwissReg, klasifikim automatik sipas standardit ndërkombëtar Nice V12, monitorim 24 orë të buletineve zyrtare me njoftime para afateve të kundërshtimit, gjenerim të raporteve profesionale të clearance-it, panel për menaxhimin e portofolit të markave, dhe gjenerim automatik të formularëve për aplikim zyrtar në Kosovë.

Platforma është trilinguiste (shqip, anglisht dhe serbisht) dhe mbështetet në Ligjin për Marka Tregtare 08/L-075 të Kosovës dhe Rregulloren e BE-së (EU) 2017/1001.

Kosova numëron mbi 98,000 biznese aktive, nga të cilat vetëm një fraksion i vogël kanë marka tregtare të regjistruara. Sipas organizatorëve, ky boshllëk nuk pasqyron mungesë interesi, por vështirësi praktike në akses ndaj procedurave ligjore dhe kostove të larta të shërbimeve tradicionale.

Platforma ofron tre nivele: Individual, Biznes dhe Avokat/Agjent të Pronës Intelektuale.
Gjatë periudhës së lansimit, mbetet e hapur ofrerta për një markë krejtësisht falas. Përfshirë kërkimin, klasifikimin dhe aplikimin për regjistrim të markës tregtare.

Harta e zgjerimit parashikon lansim edhe në tregun e Shqipërisë në tremujorin e tretë të vitit 2026, në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e katërt, dhe në Mal të Zi gjatë vitit 2027.

Për më shumë ju ftojmë të vizitoni markatregtare.com.


Go to TOP