Vushtrria dhe Feronikeli rikthehen në Superligë, Liria e Dinamo në barazh
Vushtrria dhe Feronikeli 74 kanë siguruar inkuadrimin direkt në Superligën e Kosovës në futboll, pas fitoreve të arritura në javën vendimtare të kampionatit. Ndërkohë, Dinamo Ferizaj dhe Liria do të luajnë në finalen e barazhit, ku do të përballen me skuadrën që përfundon në vendin e tetë të Superligës.
Vushtrria ka triumfuar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 3:1.
Skuadra gjakovare ka kaluar e para në epërsi në minutën e trembëdhjetë me golin e Dardan Jasharit për 1:0.
Megjithatë, Vushtrria nuk është dorëzuar dhe ka reaguar në pjesën e dytë. Në minutën e pesëdhjetë e një, Urim Statovci ka gjuajtur drejt portës, ndërsa Ardi Shala nuk ka arritur ta largojë topin nga vija fatale dhe rezultati është barazuae në 1:1.
Përmbysja ka ndodhur në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, kur gjyqtari Genc Nuza ka akorduar penallti pas rishikimit të situatës në VAR për prekje me dorë në zonë. Nga pika e bardhë i saktë është treguar i saktë Urim Statovci për 2:1.
Vetëm katër minuta më vonë, Vushtrria ka shënuar edhe golin e tretë. Erjon Krasniqi, i futur në lojë si zëvendësues, ka realizuar me një goditje të fortë për rezultatin përfundimtar 3:1.
Fitore ka arritiur edhe KF Feronikeli 74, që e ka mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2:0 në Prishtinë.
Golin e parë e ka shënuar Kreshnik Bahtiri në minutën e njëzet, ndërsa Avni Selmani e ka vulosur fitoren në minutën e tetëdhjetë për 2:0.
