Vrasje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima

Vrasje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së martës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus.

Korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja raporton se viktima është Nazmi Bandula. Rrethana e ngjarjes janë të paqarta.

Raportohet se në vitin 2020, viktimës i kishte shpërthyer automjeti me tritol ne momentin që ka qenë e parkuar në oborrin e banesës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.

Go to TOP