Vrasja në Haraçinë, privohet nga liria një person, një tjetër në arrati

Në lidhje me veprën penale “vrasje” e kryer më 01.11.2024 në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku me armë zjarri është vrarë S.A. (56) nga fshati Haraçinë, dhe H.A. (20) nga f. Haraçinë, ka pësuar lëndime me armë zjarri, janë ndërmarrë masa dhe veprime nga Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup, gjatë së cilës u konstatua identiteti i autorëve, përkatësisht Sh.Sh. (23) nga fshati Haraçinë dhe E.Sh. (31) nga fshati Haraçinë.

Gjithashtu, është identifikuar edhe automjeti me të cilin është kryer krimi, “Audi A5” me targa të Shkupit, në pronësi të E.Sh. e cili u gjet dhe u konfiskua.

Më datë 02.11.2024, nga institucionet përkatëse është parashtruar kallëzim penal kundër Sh.Sh. për veprën penale “vrasje” e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 123 i Kodit Penal dhe veprën penale “vrasje” e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të KP dhe kallëzim penal kundër E.Sh. për veprën “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 123 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

E.Sh. është privuar nga liria, ndërsa Sh.Sh. ndodhet në arrati dhe po merren masa për gjetjen e tij.

Gjyqtari i procedurës paraprake të dy të paraqiturve caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Go to TOP