Kastrioti e Besa Famgas në finalen e juniorëve
Të dielën u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Juniorëve të Kosovës në hendboll (U20).
Ndeshjet u zhvilluan në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri dhe ishin të forta e interesante.
Fillimisht Kastrioti i Ferizajt e mposhti Deçanin me rezultat 38:36.
Në gjysmëfinalen e dytë, Besa Famgas fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultatin 32:25.
Ndeshjet vendimtare zhvillohen të hënën mbrëma.
Fillimisht ndeshja për vend të tretë luhet nga ora 18:00. Finalja e madhe mes Kastriotit dhe Besa Famgasit fillon në ora 20:00.
Me këtë ndeshje përfundojnë garat e edicionit 2025/2026 që nisën që në shtatorin e kaluar.
