Saibari: Maroku synon maksimumin, jo vetëm kualifikimin
Pas një fillimi të fortë në Kupën e Botës 2026, me barazim ndaj Brazilit dhe fitore kundër Skocisë, përfaqësuesja e Marokut është shumë pranë sigurimit të kualifikimit mes 32 skuadrave më të mira të turneut.
Megjithatë, brenda kampit maroken mbizotëron ambicia për më shumë se sa thjesht kalimi i grupit.
Mesfushori Ismael Saibari, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka theksuar mentalitetin fitues të skuadrës, duke deklaruar se objektivi është gjithmonë maksimumi në çdo ndeshje.
“Jam shumë i lumtur me dy golat e shënuar deri tani. Do të shohim çfarë do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme, por mentaliteti ynë duhet të jetë i qartë: të synojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Nuk ka rëndësi kundërshtari, rëndësi ka vetëm fitorja”, u shpreh Saibari.
Ai shtoi se, pavarësisht ecurisë pozitive, ekipi nuk duhet të nxitojë me deklarata ambicioze për fazat e mëvonshme të turneut.
“Mendoj se mund të shkojmë larg, por nuk ka kuptim të bëjmë pretendime të mëdha. Fillimisht duhet të marrim tri pikët ndaj Haitit, e pastaj të shohim më qartë rrugën tonë”, theksoi ai.
Maroku vijon të mbetet një nga surprizat pozitive të turneut, ndërsa ndeshja e radhës ndaj Haitit shihet si vendimtare për fatin e grupit.
