Belgjikë-Iran, s’ka gola në pjesën e parë
Belgjika dhe Irani i kanë mbyllur 45 minutat e para me rezultat të bardhë 0-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit G në Kupën e Botës 2026.
Belgët patën më shumë posedim të topit dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por mbrojtja iraniane dhe portieri Alireza Beiranvand u treguan të kujdesshëm për të ruajtur portën e paprekur. Nga ana tjetër, Irani arriti të gjejë rrugën e rrjetës në mesin e pjesës së parë me Mehdi Taremin, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të aksionit.
Të dyja kombëtaret kishin hyrë në këtë sfidë pas barazimeve në ndeshjet e para të grupit, ndaj tri pikët konsiderohen jetike në garën për kualifikim në fazën eliminuese.
Pas pak nis pjesa e dytë.
