Vetëvrasja politike e LDK-së
Shkruan: Izet ABDYLI
Disa nga arsyet e dështimit të LDK-së:
- Mënyra destruktive e largimit të Fatmir Sejdiut ishte vetëvrasje politike për LDK-në.
- Ardhja e liderëve “fantomë”, pa kontribute në LDK, në pozitat udhëheqëse të partisë nuk ka qenë riparim, por shkatërrim.
- Privatizimi i sloganit zgjedhor rreth liderit: “Lumir 2025” (as në kohën e Rugovës emri i tij nuk u privatizua si slogan partie).
- Servilizmi i tepruar ndaj liderit, deri në nivelin e nënshtrimit, nga disa “a(m)kademikë”, me përulje bizare.
- Injorimi i kuadrove me kontribute shumëvjeçare në LDK dhe riciklimi i të njëjtëve emra për deputetë ka qenë irritues për anëtarësinë e devotshme të LDK-së.
- Shkëputja pothuajse totale nga anëtarësia, përveç periudhës së fushatave zgjedhore.
- Mungesa e reflektimit për rezultatet në disa palë zgjedhje dhe mungesa e institucionit të përgjegjësisë nga kryetari dhe ekipi i tij (Kryesia).
- Vetëkënaqësia, duke u thirrur vetëm në mënyrë deklarative se jemi parti institucionale dhe me trashëgimi rugoviane, ka qenë e pamjaftueshme.
Izet Abdyli
ish-veprimtar i LDK-së nga themelimi,
ish-kryetar i Degës së Drenasit (tri mandate),
ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
