Elshani: Prishtina nis programin falas të mësimit të notit për nxënësit 9-11 vjeç
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka njoftuar nisjen e programit të mësimit të notit për nxënësit e shkollave publike të kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit dhe Sport Marketing.
Programi u dedikohet fëmijëve të grupmoshës 9-11 vjeç dhe do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 21 gusht në Pishinën e Gërmisë, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin mësimet falas.
“Çdo nxënës i Prishtinës meriton ta ketë mundësinë ta mësojë notin. Noti nuk është vetëm sport, por është një aftësi jetësore që çdo fëmijë duhet ta zotërojë”, ka theksuar Elshani.
Prindërit dhe kujdestarët mund t’i regjistrojnë fëmijët përmes platformës online: https://noti.kryeqyteti.net. /Kosova.info/
