Messi pas finales: Jam i trishtuar, Spanja ishte më e mirë
Lionel Messi ka reaguar pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke pranuar superioritetin e kundërshtarit, por duke vlerësuar përkushtimin e skuadrës së tij.
“Albiceleste” u mposht 1-0 pas vazhdimeve në Neë Jersey, pas golit të Ferran Torresit në minutën e 106-të, duke humbur mundësinë për të mbrojtur titullin e fituar në Katar.
Kapiteni argjentinas theksoi se lojtarët e tij dhanë maksimumin në fushë, por pranoi se Spanja ishte më e mirë në finalen e madhe.
“Jam i trishtuar, por e di që luajtëm me gjithë zemër. Ata ishin më të mirë dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, tha Messi.
Ai falënderoi bashkëlojtarët, tifozët dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të Argjentinës në këtë Botëror.
“Faleminderit bashkëlojtarëve, tifozëve dhe vendit tim për gjithë mbështetjen”, theksoi Messi.
Finalja ndaj Spanjës mund të ketë shënuar edhe paraqitjen e fundit të Messit në një Kupë Bote me fanellën e Argjentinës.
39-vjeçari u largua nga fusha mes duartrokitjeve, pas një karriere të jashtëzakonshme me kombëtaren, ku fitoi Kupën e Botës 2022 dhe Copa America 2021 e 2024.
