Prej ‘hajvanë’, në një gjuhë të butë: Ndryshimi i Kurtit në fjalime pas fitores në shkurt dhe dhjetor
Mjaftuan 10 muaj, që Albin Kurti të pësojë ndryshim radikal në gjuhën e përdorur.
Në shkurt, i quante hajvanë opozitën pas një fitoreje me 42%. Kurse mbrëmë, ftoi për bashkëpunim.
“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë, thanë se buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor, çfarë hajvanash, ose jepnin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre, çfarë hajvanash. Ka kaluar koha e hajvanatit, e kanë marrë vesh sonte”,thoshte ai në muajin shkurt.
Megjithatë, ndryshim i madh u pa mbrëmë, edhe pse fitorja ishte më e thellë.
Ai foli për prioritetet kryesore pas certifikimit të rezultateve mbetet zhbllokimi i proceseve të mëdha, duke përfshirë fondet nga Bashkimi Evropian dhe marrëveshjet me Bankën Botërore. Për këtë, ai i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe falënderimin e jashtëzakonshëm gjithandej vendit tonë. Një falënderim për mijëra vullnetarë, simpatizantë e aktivistë që organizuan fushatën dhe ishin krahu ynë i fortë në këtë fitore madhështore. Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë që duhet të ecim përpara pa vonesa”, tha ai.
Ndryshim i madh u pa edhe gjatë fushatës, kur Glauk Konjufca e pranoi se qasja e tyre më herët kishte qenë e gabuar.
“Sa më parë që të certifikohen rezultatet aq më shpejt do të nda duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punë e mirë dhe projektet e nevojshëm. Në Kuvendin e legjislaturës së 10 po na pret plani i rrjetes së BE në vlerë 880 milionë euro….fitoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare për ligjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve. Edhe njëherë urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim. Fitoren historike që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e 2021. Sot ishte ditë e gjatë përveçse e bukur dhe rëndësishme”, tha Kurti.
Lidhur me çështjen e presidentit, Kurti ndonëse pranoi se kjo kërkon konsensus më të gjerë (80 vota), tha se njëherë planfikon të flasë me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën.
“Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore”, deklaroi Albin Kurti.
