Vetëvendosje në Novosellë me premtime për zhvillim dhe mirëqenie në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje ka vijuar fushatën zgjedhore në Novosellë të Pejës, ku prezantoi programin dhe premtimet për investime në infrastrukturë, mirëqenie sociale dhe mbështetje për qytetarët, duke kërkuar votën për kandidatin Taulant Kelmendi.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, premtoi investime në infrastrukturë rrugore, të ujërave të zeza e mirëqenie për të gjithë.

“Ua japim fjalën e nderit se gjithçka që është e shkruar në programin tonë pas katër viteve kur të takohemi kemi me i pasur të realizuara e aty ku nuk i kemi të realizuara mundeni lirisht me na e trokitë derën e ne jemi të gatshëm edhe me u dëgju e me u përmirësu”, deklaroi Kelmendi.

Para simpatizantëve të saj LVV në Novosellë kërkoi votën e tyre për kandidatin, Taulant Kelmendi pasi tha se ai përgjigjet në mënyrën më precize ndaj qytetarëve.

“Votojeni njeriun që nuk është burokrat. Taulanti në sekond më është përgjigjur për nevojat që kanë pasur qytetarët”, tha mes tjerash Mefail Bajçinovci deputet i LVV-së.

Bursa për studentë dhe mbulim për çdo moshë nga foshnjat e deri te pleqtë, mbulim i ilaçeve 50%, sigurimi i ujit të pijes dhe zhvillimi i turizmit, ishin disa premtime elektorale të tjera të Vetëvendosjes në Novosellë të Pejës.


Go to TOP