Vetëm 8 persona janë duke marr trajtim për COVID-19 në ShSKUK

Në Shërbimin Klinik dhe Universitar të Kosovës aktualisht tretman mjekësorë për COVID-19 janë duke marr vetë 8 persona, të cilët janë pozitiv me virusin.

Kurse pas COVID-19 janë duke u trajtuar 30 pacientë të tjerë.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, ndërsa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

“Në Klinikën e Pulmologjisë janë 16 pacientë post-COVID-19”, thuhet në njoftim.

E në kuadër të kësaj përveç Spitalit të Prizrenit që ka 4 pacientë momentalisht dhe atij të  Gjakovës që ka 2 pacientë, spitalet e tjera i  kanë vetëm nga 1 pacientë. 

Go to TOP