Presidenti turk kërkon të forcojë lidhjet me Afrikën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues dhe zyrtarë të lartë në margjinat e Samitit të 3-të të Bashkëpunimit Turqi-Afrikë në Stamboll.

Gjashtëmbëdhjetë krerë të shteteve afrikane dhe mbi 100 ministra ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

Turqia ka thënë se vendi dëshiron të ecë në rrugën e zhvillimit përkrah miqve afrikanë.

Samiti, i cili synon zgjerimin e lidhjeve diplomatike dhe tregtare të Turqisë me kontinentin afrikan, përfundoi të shtunën.

Go to TOP