Vdes në fushë futbollisti 17-vjeçar i Trepçës ’89

Një futbollist 17-vjeçar i ekipit të juniorëve të Trepçës 89, me inicialet E.K., ka vdekur sot në fushë të futbollit, pas sulmit që pësoi në zemër.

Kjo ndodhi në ndeshjen futbollistike të Kampionatit të Kosovës për gjeneratat nën moshën 17 vjeç, ndërmjet A&N nga Prizreni dhe Trepçës 89 nga Mitrovica.

Lojtari mitrovicas u rrëzua pa ndjenja në fundin e pjesës së parë, ndërsa vdekja e tij u konfirmua në spital, kanë thënë për Klan Kosova zyrtarët e klubit A&N.

Go to TOP