Vdes ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi

Ka vdekur ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Në njoftim thuhet se do të bëhet e ditur në ndërkohë edhe se kur do të mbahet ceremonia e varrimit.

Arifi ka qenë kryetar i komunës së Vitisë për gjashtë vjet, nga viti 2007 deri në vitin 2013, periudhë gjatë së cilës ka kontribuar në jetën institucionale dhe zhvillimin lokal të komunës.


Go to TOP