“Vatikani Bektashi” në Tiranë…

Shkruan: Pal ShTUFI

1.

Bektashinjtë kanë qenë të përndjekur nga Perandoria Osmane, për shkak se ata kanë interpretuar Kuranin në mënyrë alegorike, mistike, spirituale dhe krejt pak në mënyrë të zakonshme literaliste. Madje, Bektashizmi kurrë nuk e ka quajtur Sulltanin Babë. Ka zbatuar dhe zbaton religjion të relaksuar, liberal – idetë e Rumit.

2.

Bektashizmi ka DORË TË MIRË në rikthimin e identitetit tonë kombëtar si dhe në pavarësinë kombëtare. Kujtoni vëllezërit Frashëri dhe jo vetëm ata…

3.

Duke qenë liberal dhe i hapur, Bektashizmi bëhet pasqyrë e mirë për vet Islamin shqiptar, i cili gjithnjë e më fuqishëm është duke atakuar Kushtetutën tonë laike dhe duke provuar që identiteti ynë kombëtar të zëvendësohet me atë fetar. Bektashizmi gjithmonë e ka bërë të kundërtën. Gjithmonë na ka mësuar që jemi shqiptar, me diell që lind andej nga perëndon…!

* * *

Të kemi një “Vatikan Bektashi” në Tiranë është edhe atraksion i madh kulturor dhe shtëpia e parë zyrtare e këtij religjioni të persekutuar gjatë gjithë historisë.

Katolikët kanë Vatikanin, myslimanët kanë Mekën, Bektashianët le ta kenë Vatikanin e tyre në Tiranë, pse jo!

Go to TOP