Rama në ShBA, takohet me presidentin amerikan, Joe Biden
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku, së bashku me bashkëshorten Linda Rama, shihet të ketë takuar presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ndodhet në ShBA, ku mori pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”.
Në postimet e tij në rrjetet sociale shihet se gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe bashkëbisedime me shumë liderë shtetesh, ndër ta edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, por dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë.