Ukrainë, ofensivë tokësore ruse kundër Kharkiv-it

Rusia ka nisur një ofensivë të madhe tokësore kundër rajonit të Kharkiv-it, thotë ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Luftimet intensive po zhvillohen aktualisht në rajonin e Kharkiv të Ukrainës. Rusia ka nisur një ofensivë të madhe, shkruan Ministria e Mbrojtjes në Telegram, transmeton RTKlive.

Në orën pesë të mëngjesit, Rusia bëri një përpjekje për të depërtuar vijën e mbrojtjes së Ukrainës. Përforcime ukrainase janë dërguar tani në zonën përreth Kharkiv-it, ndërsa civilët janë duke u evakuuar nga rajoni.

Tamaz Gambarashvili, kreu i administratës ushtarake të Vovtjansk, i tha radios Hromadske se shumica e civilëve po largohen nga zona me makinat e tyre, por se ka edhe transporte të organizuara nga një qendër humanitare lokale për ata që nuk kanë mundësi evakuimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Rusia planifikon të avancojë deri në një milje në rajonin e Kharkiv me qëllimin e krijimit të një zone tampon. Rusët tani kanë përparuar rreth një kilometër, tha një burim i mbrojtjes për AFP.

Go to TOP