INPO publikon raportin: “Agjencia për Informim dhe Privatësi nën llupën e INPO-s”

Iniciativa për Progres (INPO) me mbështetje të Rockefeller Brothers Fund, sot përmes konferencës për media ka publikuar raportin “Agjencia për Informim dhe Privatësi nën llupën e INPO-s”,si rezultat i monitorimit të punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

INPO përmes konferencës për media ka prezantuar të gjeturat e këtij raporti të cilat rezultojnë të jenë se në këtë institucion ka zvarritje të shqyrtimit të ankesave sa i përket përmbushjes së qasjes në dokumente publike, meqë sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike afati i paraparë për zgjidhjen e tyre është tridhjetë (30) ditë, ndërsa në praktikë sipas INPO-s, mesatarja e zgjidhjes së ankesave është dyzet e tetë (48) ditë. Tutje, përmes këtij raporti janë pasqyruar edhe të dhënat statistikore rreth shqyrtimit të ankesave si dhe mesatarja e zgjidhjes së tyre, të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2023 për këtë institucioni si dhe institucionet publike të cilat nuk kanë raportuar rreth nivelit të përmbushjes së qasjes në dokumente publike

Pjesë e këtij raporti janë edhe rastet e INPO-s me AIP, siç është rasti me Komunën e Kaçanikut si rezultat i mbylljes së ankesës për shkak të interpretimit të gabuar të afateve ligjore dhe rastet e INPO-s me Komunën e Gjilanit të cilat dëshmojnë në shqyrtim të ankesave me standarde të dyfishta apo jo-konsistente për të njëjtën çështje.

Në këtë raport, INPO ka trajtuar edhe rastin e aktivistes Flutura Kusari rreth kërkesës së saj pranë AIP për de-klasifikim të dokumenteve në rastin e “Fondit të Sigurisë”. Për këtë rast ende nuk kemi një vendim përfundimtarë nga AIP përkundër që kanë kaluar njëzetë e një (21) muaj nga protokollimi i saj, rast të cilin AIP në korrespodencat e zhvilluara me Thesarin e Kosovës ka konsideruar se “vendimi për klasifikimin e informatave nuk tregon se cilat nga bazat për klasifikim është aplikuar në rastin konkret”. INPO konsideron se ky rastështë një mundësi për AIP-in të dëshmoj pavarësinë e tij institucionale për mbikëqyrjen dhe zbatimin e qasjes në dokumente publike. /Kosova.info/

Go to TOP