Uk Lushi ngre akuza ndaj VV-së për votimin e Slavko Simićit: A ka kaluar nga Lista Serbe në VV?

Ish-ushtari i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës duke drejtuar kritika publike ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një reagimi, Lushi ka ngritur pyetje lidhur me votimin e deputetit të Listës Serbe, Slavko Simić duke pretenduar se ai ka marrë mbështetjen e plotë të deputetëve të VV-së.

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e partisë personale të Albin Kurtit e sidomos intelektualët e VV-së: a mos ka kaluar Slavko Simić nga Lista Serbe në VV përderisa krejt deputetët e VV-së, gjegjësisht 100% e VV-së, e votuat sot në Kuvend?”, ka shkruar Lushi.

Ai ka kritikuar gjithashtu heshtjen e, siç i quan ai, “intelektualëve të VV-së” duke i sfiduar ata që të shprehen publikisht lidhur me këtë çështje.

Deklarata e Lushit vjen në një moment të ndjeshëm politik, pas konstituivit të Kuvendit dhe votimeve për pozitat drejtuese, që kanë nxitur reagime dhe polemika në skenën politike. /Kosova.info/


Go to TOP