Kamionët mbi 20 tonë nuk lejohen në autoudhë, ja orari i ndalimit

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zbatohen kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të motit, temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë, duke plotësuar kushtet për zbatimin e vendimit. Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ministria ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime të qarkullimit, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

MIT ka theksuar se do të vazhdojnë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojnë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.


Go to TOP