Rama: Elez Nikçi, figurë e shquar e artit skenik dhe trashëgimisë kulturore
Kryetari e Kryeqytetit, Përparim Rama, ka vlerësuar lart figurën e baletmaestros Elez Nikçi duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të rëndësishme të artit skenik në vend.
Sipas Ramës, Nikçi me punën dhe përkushtimin e tij ka lënë gjurmë të thella në kulturën shqiptare duke ndikuar në zhvillimin dhe avancimin e baletit dhe artit skenik në Kosovë.
Në Odën e Kryeqytetit është bërë dhurimi i monografisë kushtuar jetës dhe veprës së tij, një botim që dokumenton kontributin artistik të Nikçit, si dhe rolin e tij gjatë periudhës së rezistencës paqësore.
Rama ka theksuar se Kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që synojnë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore duke nderuar figurat që kanë dhënë kontribut të çmuar në historinë artistike të vendit. /Kosova.info/
