Udhëtarët mbetën në aeroport, nuk fluturuan drejt Stuttgardit

Një numër i udhëtarëve kanë mbetur mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas lexuesve të Klankosova.tv, rreth 100 prej tyre nuk fluturuan drejt destinacionit të tyre në Stuttgart të Gjermanisë, pa pasur ndonjë informacion se pse ka ndodhur kjo.

Saktësisht ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo vonesë.

Klankosova.tv merr vesh se ata vazhdojnë të qëndrojnë në aeroport dhe se fluturimi pritet të realizohet në orën 13:00.

Go to TOP