“Uber” paditet nga qindra gra me pretendime për sulme seksuale nga taksistët

550 gra e kanë gjobitur kompaninë amerikane “Uber” me pretendime që janë ngacmuar seksualisht nga shoferët e kompanisë.

Ankesat u depozituan në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos të mërkurën.

“Sulmi seksual është një krim i tmerrshëm dhe ne e marrim seriozisht çdo raportim”, tha një zëdhënës i Uber për BBC.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se siguria, prandaj Uber ka ndërtuar veçori të reja sigurie, ka vendosur politika të përqendruara te të mbijetuarit dhe ka qenë më transparent në lidhje me incidentet serioze. Ndërsa ne nuk mund të komentojmë mbi çështjet gjyqësore në pritje, ne do të vazhdojmë ta mbajmë sigurinë në zemra e punës sonë”, thuhet në qëndrimin e kompanisë.

“Uber” së fundmi i ka shpërthyer skandali ku dyshohet se “ka blerë politikanë botërorë për të zgjeruar afarizmin”.

Go to TOP