Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, rrokulliset vetura, një person i lënduar

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture ku kjo e fundit është rrokullisur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datë 14.07.2022 rreth orës 08:20 në rrugën. nacionale Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë  një veturë dhe një kamion. Njësitë relevante policore kanë dal në vendngjarje. Për momentin një person ka kerkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Go to TOP