U pa në hotel e shoqëruar me Shpatin, Nita Latifi sqaron gjithçka

Nita Latifi ishte pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”.

Ajo mbërriti deri në gjysmëfinale e u përfol edhe për një marrëdhënie me Shpatin, moderatorin nga Kosova, me të cilin njihej prej vitesh.

Pas eksperiencës nga BB VIP, ajo u pa në një hotel me Shpat Kërleshin, ish-banorin e shtëpisë së famshme, duke nxitur zërat se mes tyre mund të kishte një lidhje.

Megjithatë, këto zëra i hodhi poshtë vetë ajo duke thënë se e kishte takuar për çështje pune.

“E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”, shtoi Latifi.

Go to TOP