U humb në Llogara, gjendet turisti francez

Asnjë shqetësim për turistin francez, që u raportua se kishte humbur rrugën në Karaburun.

Mësohet se turisti, i cili ishte shkëputur nga grupi dhe kishte humbur kontakt ndërsa gjendeshin në zonën e Karaburunit, është gjetur në gjendje të mirë.

Kishte qenë miku i tij që kishte lajmëruar policinë. Turisti ka dalë vetë në zonën e Llogorasë pasi telefoni nuk i punonte. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Go to TOP