Turistët britanikë hapin sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit

Turistët britanikë kanë hapur sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit këtë të diel (5 maj). Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbërritja e 50 tursitëve britanikë, ndërsa e konsideron ardhjen e tyre si ogur të mirë turizmin.

Rama bën me dije se në 3 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë mbërritur rreth 20 mijë turistë britanikë.

Sipas Ramës, Shqipëria është bërë një nga tregjet me rritje më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë.

“Turistët britanikë hapin sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit. Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë që kryesojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik turistik, ku 50 turistë britanikë mbërritën mëngjesin e sotëm me anijen “Monet” për të vizituar Durrësin dhe vendet turistike të Tiranës, Krujës dhe zonave përreth. Ogur i mirë për turistin e këtij viti ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët dhe në të gjitha format. Ne kemi pritur rreth 20 mijë turistë britanikë në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një nga tregjet me rritje më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, shkruan Rama. /Kosova.info/

Go to TOP