Allen: ShBA do ta ndihmojnë integrimin euroatlantik të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë Publike, Liz Allen, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Klinë. Allen tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë dhe inkurajojnë integrimin euroatlantik të Kosovës.

Arsyeja e vizitës në Klinë qëndron në faktin se nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë, Ambasada Amerikane po e përkrah financiarisht ruajtjen e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut. Bëhet e ditur se nënsekretarja Allen do takojë nesër kryeministrin.

“Është shumë e rëndësishme qe Shtetet e Bashkuara janë duke ndihmuar si partner që Kosova të ruajë trashëgiminë kulturore”. Kështu tha nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth M. Allen gjatë vizitës që i bëri lokalitetit arkeologjik të Dresnikut në Klinë, ku prezentë ishin edhe ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier dhe Ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku. Ajo tha se është shumë e vetëdijshme se duhen të gjitha këto shtylla që një projekt i tillë të këtë suksese, dhe duke i pasur të gjitha këto shtylla të punojnë së bashku.

“Bashkëpunimi mes aktoreve të ndryshëm që ky vend të këtë suksese, bënë që Kosovën ta shohim ashtu si duam, shtet multietnik, demokratik dhe me prosperitet”, tha ajo.

“Ky lokalitet është një simbol i historisë evropiane të Kosovës, historisë evropiane të shfaqur dhe në shume mënyra. Jemi duke e treguar tani pra është një urë e së ardhmes evropiane që ne duam të shohim për Kosovën. Si miq dhe partnerë mezi pres të shoh për punën që po vazhdon këtu dhe me shpresë që të kthehem si vizitorë kur të përfundon dhe të jetë i hapur për vizitorë për të pare dhezhvillimin ekonomik dhe përfundimin e këtij programi te rëndësishëm historik”, tha ajo.

Llokaliteti arkeologjik i Dresnikut konsiderohet një nga asetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin, pra nisur nga rëndësia historike, arkeologjike, artistike e shkencore në vitin 2016 Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore e ka futur si aset nen mbrojtje të përhershme te shtetit”

Lokaliteti arkeologjik gjendet në fshatin Dresnik i Poshtëm, rreth 1.5 km në lindje të qytetit të Klinës dhe shtrihet në mes të fshatit dhe lumit Drini i Bardhë.

Gërmimet e vazhdueshme kanë rezultuar më gjetje shumë interesante dhe të rëndësishme për njohjen e qytetërimit të hershëm në Kosovë. Gjate gërmimeve të viteve 2012-2015, janë identifikuar disa monumente arkitekturore prej të cilave veçohet Aula me përmasa të mëdha. Kjo lloj Aule mund t’u përkasë vetëm pallateve të asaj kohe. Përveç madhësisë se objektit, ky monument veçohet për shkak të dyshemeve të tëra të mozaikut polikrom.

Go to TOP