Sekretarja e shtetit norvegjez takon ministrin kosovar, ja çfarë u diskutua

Ministrit i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me Sekretaren e Shtetit të Norvegjisë, Gunn Karin Gjul.

Digjitalizimi, shërbimet komunale dhe disa tema të rëndësishme janë diskutuar në këtë takim.
“Inovacioni, digjitalizimi i shërbimeve komunale, koncepti i ‘smart cities’ dhe mbështetja për Republikën e Kosovës në procese të rëndësishme ishin temat të cilat i diskutuam me Sekretaren e Shtetit të Norvegjisë, Gunn Karin Gjul e cila është përgjegjëse për digjitalizim në Ministrinë e Pushtetit Lokal të Norvegjisë.
Duke pas parasysh përvojën e gjatë të Sekretares Gunn Karin Gjul në proceset politike, përfshirë atë si deputete në parlamentin norvegjez, koordinimi dhe bashkëpunimi me Sekretaren Karin Gjul është i rëndësishëm dhe i mirëseardhur” thuhet në njoftimin e ministrit Krasniqi.

Go to TOP