Haki Abazi sërish thërret konferencë për media, zbulon temat e diskutimit

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, prapë ka thirrur një konferencë për media. Ai tha se konferenca do të fillojë nga ora 10:00 të premten.

Mes tjerash, ai ka treguar edhe temat që do t’i flasë.
“Raporti për Kosovën për vitin 2022+ Vizat. Qasja Vuçic- Rama për Kosovën. Shëndeti publik”, shkroi ai në Facebook.

Edhe javën e kaluar, Abazi ka dalë në konferencë për media, teksa ka shprehur pakënaqësitë e tij brenda LVV-së.

Deputeti kishte pasur kritika të ashpra ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Go to TOP