Tri koncerte në kryeqytet, në prag të shënimit të përvjetorit të çlirimit

Tri koncerte të mëdha pritet të mbahen në kryeqytet, në prag të shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Koncerti i parë do të mbahet nesër për nder të 50 vjetorit të karrierës së këngëtares Shkurte Fejza.

“Një element shumë me rëndësi është se kemi të bëjmë me një reporter shumë të gjerë të këngëtares, Shkurte Fejza të përzgjedhur me një kohë të gjatë”, tha Valton Beqiri, kompozitor.

“Ne si institucion kulturor kemi marrë për sipër që ta organizojmë këtë ngjarje që për mua është një prej koncerteve të bukura. Siç e dimë zëri i Shkurtës ka qenë ikonë një simbol i këngëve për rezidencë”, tha Ylber Asllani, drejtor artistik i ansamblit “Shota”.

“Dua të falënderoj të gjithë djemtë dhe vajzat shumë të talentuar që japin maksimumin  që ky 50 vjetor që unë do ta shënoj të jetë sa më i suksesshëm”, tha këngëtarja Shkurte Fejza.

Koncerti i radhës pritet të mbahet më 11 qershor. “Koncerti i dytë për të cilin po flasim është i Filarmonisë së Kosovës, në një produksion të jashtëzakonshëm dhe jemi shumë të lumtur që kemi arrit me bo pjesë të agjendës shtetërore  për shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës”, tha Dardan Selimaj, ushtrues detyre i drejtorit të Filarmonisë së Kosovës.

“Për mua është privilegj i madh të jem këtu në Prishtinë, pas shumë viteve sepse para 15 vitesh fillova të luaj si instrumentalist i bririt në Filharmoninë e Kosovës”, tha Dzijan Emin, dirigjent.

Koncerti për nder të Ditës së Çlirimit do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” më 12 qershor.

Go to TOP