“Trepça” Sh.A. largon përkohësisht udhëheqësit e Terminalit Doganor për shkelje të detyrave
Më 1 tetor 2025, me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të “Trepça” Sh.A., janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor: B.N, M.TH, V.S dhe M.ZH.
Ky vendim është marrë bazuar në raportin nr. prot: 6915 dhe pas analizës së tij, ku janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020.
“Trepça” Sh.A. thekson përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet. /Kosova.info/
