Sigal Prishtina e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj BC Gimle

Sigal Prishtina ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 36:33 ndaj norvegjezëve të BC Gimle, në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën ENBL.

Përballja po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Bardhekaltrit do të zhvillojnë gjithsej tetë ndeshje në këtë garë, katër si vendas dhe katër si mysafirë. Ky është edicioni i dytë radhazi që Prishtina merr pjesë në Ligën ENBL, ndërsa në këtë sezon për herë të parë në këtë kompeticion do të garojë edhe skuadra e Pejës.


Go to TOP