Trump kritikon Anglinë: Kane nuk duhej të luante në mbrojtje
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar eliminimin e Anglisë nga Kupa e Botës 2026, duke shprehur habinë për mënyrën se si skuadra angleze menaxhoi ndeshjen gjysmëfinale ndaj Argjentinës.
Ndonëse në disa raste ka pranuar se nuk është njohës i madh i futbollit, Trump kritikoi vendimin taktik për të tërhequr Harry Kane në role më mbrojtëse pas golit të epërsisë.
Sipas tij, kapiteni i Anglisë duhej të vazhdonte të ishte kërcënimi kryesor në sulm dhe jo të angazhohej kryesisht në fazën mbrojtëse.
“Harry ka qenë fantastik. Mendoj se kanë gabuar duke e kthyer në një lojtar mbrojtës. E vendosën futbollistin e tyre më të mirë të mbronte, gjë që nuk është e zakonshme”, deklaroi Trump.
Trump dhe Kane njihen për marrëdhënien e tyre miqësore. Të dy kanë zbuluar më herët se kanë kaluar kohë së bashku duke luajtur golf, çka ka bërë që presidenti amerikan të ndjekë me interes paraqitjet e sulmuesit anglez.
