Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë – Prishtinë
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Pejë – Prishtinë.
Këtë për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes 2 automjeteve dhe 1 kamionete.
“Sipas informatave fillestare tre persona kane kërkuar ndihme mjekësore. Njësitet policore për kontroll te autostradave kane dal ne vendngjarje dhe janë marrë me hetimet lidhur me shkaktaret e aksidentit”, konfirmoi Hoxha.
