Tragjedia në Vjenë: Haxhiu shpreh ngushëllime për tre punëtorët që humbën jetën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre bashkëkombësve në një kantier ndërtimi në Vjenë.

Ajo tha se lajmi për humbjen e jetës së Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt e ka tronditur thellë duke e cilësuar ngjarjen si një dhimbje të madhe për të gjithë.

“Humbja e jetëve të bashkëkombësve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve,” u shpreh Haxhiu.

Në reagimin e saj, ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave duke theksuar se në këto momente të rënda, institucionet dhe qytetarët ndajnë dhimbjen me ta dhe qëndrojnë pranë tyre. /Kosova.info/


Go to TOP