Paralajmërim nga Ambasada e Kosovës në EBA: Mos publikoni pamje nga sulmet, rrezik dënimesh të rënda
Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, si vizitorë apo rezidentë, pas zhvillimeve të fundit të sigurisë në këtë shtet.
Sipas njoftimit duke marrë parasysh rrethanat e krijuara pas sulmeve të Irani, është rreptësishtë e ndaluar fotografimi, incizimi apo shpërndarja e pamjeve dhe informacioneve nga vendet ku ndodhin incidente të lidhura me raketa apo dronë, si dhe publikimi i vendndodhjeve të këtyre incidenteve në rrjete sociale apo platforma të tjera.
Ambasada thekson se autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje duke përfshirë gjoba të larta financiare, dënime me burg, konfiskim të pajisjeve elektronike, si dhe depërtim të shoqëruar me ndalim të rikthimit në vend.
Në fund, ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vendin ku jetojnë dhe veprojnë. /Kosova.info/
