Tragjedia në Austri: Bedri Hamza shpreh ngushëllime për viktimat nga Kosova
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Austri, ku humbën jetën disa persona, mes tyre edhe tre të rinj nga Kosova.
Hamza është shprehur i pikëlluar thellë për këtë ngjarje tragjike duke theksuar se humbja e jetëve të reja është një dhimbje e madhe për të gjithë vendin.
“I pikëlluar thellë nga tragjedia në Austri, ku humbën jetën disa persona, mes tyre tre të rinj nga Kosova,” ka shkruar ai.
Ai u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave duke theksuar se në këto momente të vështira, mendjet dhe zemrat e të gjithëve janë pranë tyre. /Kosova.info/
