Totaj dhe ASB gjermane nënshkruan zbatimin e një projekti të përbashkët humanitar prej afro 60 mijë euro
Sot në zyrën e kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB), transmiton Kosova.info.
Qëllimi i projektit është të mbështesë dhjetë familje që kanë nevojë që Komuna e Prizrenit të krijojë kushtet më të mira për fillimin e bizneseve të vogla familjare, pastaj Shkollën Speciale “Lef Nosi” duke ndërtuar një ashensor, i cili është një element i jashtëzakonshëm i këtij projekti. e cila do të lehtësojë qasjen e të gjithëve në objektin e shkollës, për të cilën është planifikuar buxhet prej rreth 33,000.00 euro, si dhe mbështetje për OJQ Down Sindrom në Prizren me kënd lodrash që do të zgjerojë mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, veçanërisht. per femijet.
Kështu, në komunën e Prizrenit nga regjistri i ndihmës sociale do të përfitojnë 10 (dhjetë) familje, me vlerë mesatare prej 2500 euro për çdo familje.
Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe zbatohet nga organizata ndërkombëtare humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB).
Ky projekt do të realizohet me bashkëfinancim me Komunën e Prizrenit, vlera totale e të cilit do të jetë rreth 58,000.00 euro.
Projekti do të mbështesë familjet në nevojë në komunën e Prizrenit në mënyrë shumëdimensionale socio-ekonomike.
Projekti fillon me zbatimin këtë muaj dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2022.
