Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar në maj të këtij viti
Pas disa javësh trajtimi në QKUK, ka vdekur viktima mashkull, i aksidentuar në Shtërpcë në maj të këtij viti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Shtërpcë 23.05.2022 – 13:29. Me 06.07.2022 lidhur me rastin, është informuar se viktima mashkull kosovar, derisa ishte në tretman mjekësorë në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
