Tërmet në Greqi, kjo ishte epiqendra dhe magnituta

Lëkundje tërmeti kanë goditur vendin fqinj mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:49 me orën greke.

Siç bëjnë me dije mediet vendase një tërmet me magnitudë 3.5 Rihter ka goditur Greqinë qendrore.

Epiqendra e tërmetit ka qenë Korinthi, 1 kilometër në juglindje të Kechries.

Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë.

Thellësia e tërmetit ishte 11.9 kilometra.

Go to TOP